Vitia: Deri në fund të vitit vijnë edhe 500 mijë doza të vaksinës Pfizer

22.09.2021

Ministri Vitia gjatë këtij raportimi, ka theksuar se deri në fund të këtij viti në Kosovë do të vijnë edhe 500 mijë doza të vaksinës Pfizer. Po ashtu, ai ka thënë se vaksinat anti-COVID janë treguar mjet efikas, e sidomos ato që janë në dispozicion në vendin tonë, AstraZeneca dhe Pfizer. Vitia ka bërë të […]

Vitia: Deri në fund të vitit vijnë edhe 500 mijë doza të vaksinës Pfizer Foto: Arben_Vitia

Ministri Vitia gjatë këtij raportimi, ka theksuar se deri në fund të këtij viti në Kosovë do të vijnë edhe 500 mijë doza të vaksinës Pfizer.

Po ashtu, ai ka thënë se vaksinat anti-COVID janë treguar mjet efikas, e sidomos ato që janë në dispozicion në vendin tonë, AstraZeneca dhe Pfizer.

Vitia ka bërë të ditur se aktualisht janë mbi 400 mijë doza të vaksinës Pfizer në stoqet tona.

“Vaksinat janë treguar mjet efikas sidomos me ato që i kemi në dispozicion, AstraZeneca dhe Pfizer. Opsioni më i mirë dhe më i lirë për të parandaluar valë të reja. Janë mbi 400 mijë doza të vaksinës Pfizer në stoqet tona, do të vijnë edhe 500 mijë doza nga kjo kontratë”, tha Vitia.

Më tej, Ministri u bëri sërish thirrje qytetarëve që të vaksinohen para sezonit të dimrit duke thënë se mënyra e aplikimit është më e thjeshtë se kurrë.