Mbi 57 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

24.05.2021

Nga fundi i marsit kur nisi vaksinimi anit-COVID në Kosovë e deri më sot janë vaksinuar mbi 57 mijë qytetarë. Vetëm sot në nivel vendi janë vaksinuar mbi 200 janë vaksinuar kundër COVID-19. Këto të dhëna i ka bërë të ditura koordinatori i qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi i cili thotë se procesi i imunizimit […]

Mbi 57 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Nga fundi i marsit kur nisi vaksinimi anit-COVID në Kosovë e deri më sot janë vaksinuar mbi 57 mijë qytetarë.

Vetëm sot në nivel vendi janë vaksinuar mbi 200 janë vaksinuar kundër COVID-19.

Këto të dhëna i ka bërë të ditura koordinatori i qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi i cili thotë se procesi i imunizimit po shkon shumë mirë.

“Ajo që vlen te ceket është që nga ora 12:30 e tutje i gjithë personeli shëndetësor që kanë marrë vaksinën apo dozën e parë në Kukës do të marrin dozën e dytë sot në sallën ‘1 Tetori” dhe që kanë të ndarë kohën e tyre sipas emrit dhe mbiemrit ku nga 300 profesionistët presim që t’i kryejmë me rregull”, tha Bardhi.