Mbi 56 mijë persona të vaksinuar kundër COVID-19, të gatshëm edhe për kontingjente të tjera

22.05.2021

Nga fundi i marsit kur nisi vaksinimi anit-COVID në Kosovë e deri më sot janë vaksinuar mbi 56 mijë qytetar, e vetëm sot në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” janë imunizuar mbi 150 persona, ndërsa mbi 300 janë vaksinuar në nivel vendi. Këto të dhëna i ka bërë të ditura koordinatori i qendrës së vaksinimit, […]

Mbi 56 mijë persona të vaksinuar kundër COVID-19, të gatshëm edhe për kontingjente të tjera Foto: Ilustrim

Nga fundi i marsit kur nisi vaksinimi anit-COVID në Kosovë e deri më sot janë vaksinuar mbi 56 mijë qytetar, e vetëm sot në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” janë imunizuar mbi 150 persona, ndërsa mbi 300 janë vaksinuar në nivel vendi.

Këto të dhëna i ka bërë të ditura koordinatori i qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi i cili thotë se procesi i imunizimit po shkon shumë mirë.

Bardhi ka theksuar se deri më tani mbi 56 mijë e 500 persona janë vaksinuar kundër COVID-19.

“Kjo është gjendja aktuale që kemi. Kur të na vijnë të gjitha dozat dhe e bëjmë imunizimin e gjithë popullatës”, ka thënë ai.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 2 816 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 58 raste pozitive.