Mbi 49 mijë qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës
Deri tani në vendin tonë mbi 49 mijë qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 206.443 doza të vaksinës. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit […]
Deri tani në vendin tonë mbi 49 mijë qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 206.443 doza të vaksinës.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 569 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 206.443 doza të vaksinës.
Deri më sot 49.616 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndryshe gjatë fundit të muajit qershor ka arritur kontingjenti me doza të vaksinës “Pfizer”, vaksina këto të blera nga Qeveria e Kosovës, dhe mbi 180 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca”, donacion ky nga Norvegjia.
