Mbi 2 mijë ushtarë të FSK-së janë trajnuar këtë vit

17.11.2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se 2,547 ushtar të FSK-së janë trajnuar vetëm gjatë këtij viti. Mehaj në një postim në facebook ka thënë se avancimi profesional i pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Kosovës përbën njërin ndër synimet më të rëndësishme të ministrisë së mbrojtjes. Andaj siç tha ai përgjatë këtyre 19 […]

Mbi 2 mijë ushtarë të FSK-së janë trajnuar këtë vit Foto: Ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se 2,547 ushtar të FSK-së janë trajnuar vetëm gjatë këtij viti.

Mehaj në një postim në facebook ka thënë se avancimi profesional i pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Kosovës përbën njërin ndër synimet më të rëndësishme të ministrisë së mbrojtjes.

Andaj siç tha ai përgjatë këtyre 19 muajve është investuar maksimalisht në financimin e trajnimeve të ushtarakëve tanë përkrah ushtrive të shteteve më të fuqishme aleate.

“Përmes bashkëpunimit me partnerët tanë strategjik në fushën e trajnimeve, po ngrisim në vazhdimësi kapacitetet profesionale dhe operacionale në funksion të misionit tonë kushtetues, gjithmonë në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë së shtetit të Republikës së Kosovës, e përtej kësaj ky bashkëpunim në avancimin profesional të ushtarakëve kontribuon në përmbushjen e vizionit për anëtarësim në NATO”, ka thënë Mehaj.

Tutje ai shtoi se investimi i vazhdueshëm në FSK është garancioni për ushtri që i shërben ruajtjes së paqes në vend, rajon dhe më gjerë.