Mbi 122 mijë të vaksinuar në gjithë vendin, Bardhi: Vaksina ka mjaftueshëm

17.06.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qytetarët e Republikës së Kosovës. Tashmë veçse ka filluar edhe vaksinimi masiv i popullatës kundër këtij virusi. Koordinatori Qendrës së Vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi gjatë konferencës për medie tha se janë vaksinuar mbi 360 persona veç në këtë qendër. Ai ka sqaruar se […]

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Tashmë veçse ka filluar edhe vaksinimi masiv i popullatës kundër këtij virusi.

Koordinatori Qendrës së Vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi gjatë konferencës për medie tha se janë vaksinuar mbi 360 persona veç në këtë qendër.

Ai ka sqaruar se në nivel vendi janë vaksinuar mbi 122 mijë persona.

“Procesi i vaksinimit këtu por edhe në nivel vendi është duke shkuar në rregull. Deri në këto momente kemi mbi 350 të vaksinuar”.

“…nëse flasim në nivel vendi për ditën e sotme e kemi mbi 3 650 vaksina të cilat janë dhënë për qytetarët, ndërsa në total kemi mbi 122 mijë vaksina”, tha Bardhi.

Ai tutje tha se janë duke u aplikuar të dyja vaksinat paralelisht.

Kujtojmë se në vendin tonë më shumë se një muaj ka filluar rënia e numrit të rasteve pozitive me COVID-19.