Mbi 100 mijë persona të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

Mbi 100 mijë persona të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë
Çlirim Gashi

14.06.2021 / Lajme

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, në një konferencë për medie ka bërë të ditur se gjatë se hënës në nivel vendi vaksinën e kanë marrë 1, 680 persona.

Ai ka deklaruar se numri i përgjithshëm i të vaksinuarve ka arritur në mbi 100 mijë persona.

“Nëse i referohemi totalit në nivel vendi nga dita e parë janë 101 mijë e 100 vaksinime të realizuara në Kosovë. Kjo është gjendja aktuale sa i përket vaksinimit në vendin tonë.

Lidhur me kategorizimin e tyre vendos komuniteti për imunizim të popullatës e drejta e qytetarit është se duhet aplikuar ndërsa çështja e zbatimit të vaksinimit varet nga komiteti për imunizim të popullatës.

LEXO EDHE:  Jasharaj fajëson mësimdhënësit: Nëse mësimi s’mbahet në shkolla, ju e merrni përgjegjësinë

Salla 1 tetori me 15 dhoma dhe 30 ekipe është në gatishmëri për vaksinim”, tha ai.

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit