Mbi 10 mijë qytetarë jashtë vendit aplikojnë për t’u regjistruar për zgjedhjet e 17 tetorit
Deri në këto momente Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar 10 mijë e 638 aplikime për regjistrim si votues jashtë vendit. Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së ka treguar se sot edhe zyrtarisht do të përfundon afati për aplikim për regjistrim si votues jashtë Kosovës. Elezi ka thënë se pas ditës së sotme do të […]
Deri në këto momente Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar 10 mijë e 638 aplikime për regjistrim si votues jashtë vendit.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së ka treguar se sot edhe zyrtarisht do të përfundon afati për aplikim për regjistrim si votues jashtë Kosovës.
Elezi ka thënë se pas ditës së sotme do të ketë një raport të detajuar nga KQZ-ja, ku do të bëhet e ditur se sa nga aplikuesit janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe sa jo, pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore.
Të gjithë aplikuesit që arrijnë të regjistrohen si votues jashtë Kosovës, do të mund të votojnë përmes postës në një fazë të mëvonshme e cila fillon më 15 shtator.
Fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 15 tetor.