Masat e reja anti-COVID, kur jeni dhe kur nuk jeni të obliguar ta bartni maskën
05.04.2021
Gjatë ditës së hënë Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbeldhje në të cilën është diskutuar për masat e reja anti-COVID. Diskutimi për vendosjen e masave të reja ka ardhur pas rritjës së vazhdueshme të numrit të personave të infektuar me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë mbledhjes, në fjalën e tij, ndër […]
Gjatë ditës së hënë Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbeldhje në të cilën është diskutuar për masat e reja anti-COVID.
Diskutimi për vendosjen e masave të reja ka ardhur pas rritjës së vazhdueshme të numrit të personave të infektuar me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë mbledhjes, në fjalën e tij, ndër tjerash bëri të ditur se bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç:
- gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes,
- gjatë vrapit dhe çiklimit,
- gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.