Mali i Zi dhuron vaksina anti-COVID për ushtrinë e Kosovës

21.06.2021

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me vendet partnere dhe realizimin e aktit të marrëveshjes për pranimin e donacionit të Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi për FSK-në, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti sot në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Mirsad Biboviq. Me këtë rast, ministri Mehaj, falënderoi dhe shprehu mirënjohjen […]

Mali i Zi dhuron vaksina anti-COVID për ushtrinë e Kosovës

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me vendet partnere dhe realizimin e aktit të marrëveshjes për pranimin e donacionit të Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi për FSK-në, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti sot në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Mirsad Biboviq.

Me këtë rast, ministri Mehaj, falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për donacionin e vaksinave si dhe njoftoi me qëllimet strategjike dhe objektivat operacional të tij, me fokus në objektivin për anëtarësim në NATO dhe iniciativat rajonale të sigurisë dhe mbrojtjes.

Për objektivin përkatës, ai kërkoi përkrahjen e Qeverisë së Malit të Zi në këto procese duke nënvizuar kontaktet e deritashme virtuale shumë të frytshme me homologen e tij, Olivera Injac.

Nga ana e tij, ambasadori Biboviq, shprehu vlerësimin e tij të lartë për të arriturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së duke siguruar përkrahjen e plotë të Malit të Zi, si vend i NATO-s, në realizimin e këtyre objektivave. Ndër të tjera, ambasadori ngriti edhe çështjen e inkuadrimit të pjesëtarëve të FSK-së nga radhët e komunitetit malazez në Kosovë, për çka mori konfirmimin e plotë të ministrit Mehaj, i cili njoftoi se çështja e rritjes së numrit të pjesëtarëve të FSK-së nga radhët e komuniteteve jo shumicë dhe të grave është ndër objektivat e tij kryesorë.

LEXO EDHE:  Kurti: Kosova drejt hapjes së fabrikës për prodhim të municionit

Në fund të dy u pajtuan që çështjet e diskutuara dhe të tjera me interes të përbashkët të ngriten dhe shqyrtohen konkretisht në takimet bilaterale në nivel të ministrave të mbrojtjes së dy vendeve.

Më pas, të dy, nënshkruan marrëveshjen e pranimit të donacionit të kontingjentit prej 400 dozave të vaksinave anti-COVID-19, për pjesëtarët e FSK-së.

Me këtë rast, ky donacion nga ministri Mehaj u vlerësua shumë i vlefshëm, jo për nga vlera financiare sa nga vullneti i veçantë i dëshmuar për përkrahje në kohë krize nga miqtë dhe partnerët malazez. Në fund ai përgëzoi oficerët koordinues, kolonel Veselin Pejoviq dhe kolonel dr. Xhevdet Tahiraj për realizimin e suksesshëm të procesit të pranim-dorëzimit të donacionit në mes dy palëve.

Etiketat