Bizneset Vende Pune Ofertat

Ligji i Pagave, Gjykata Kushtetuese nuk ka afat për vendimmarrje

Ligji i Pagave, Gjykata Kushtetuese nuk ka afat për vendimmarrje

17.04.2023 Lajme

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

Gjykata Kushtetuese është duke proceduar kërkesën e Avokatit të popullit, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Pagat.

Nga kushtetuesja thonë se nuk kanë afat të caktuar për vendimmarrje, por se këtë rast do ta trajtojnë me përkushtimin më të lartë. Nga shoqëria civile thonë se bazuar në standardet ndërkombatare e kushtetuese, Ligji i Pagave mund të shpallet antikushtetues.

Pas 104 ankesave të pranuara nga subjekte të ndryshme të sektorit publik, Avokati i Popullit dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, që kishte hyrë në fuqi më 5 shkurt 2023. 

Radio Kosova ka pyetur Gjykatën Kushtetuese se a ka filluar trajtimi i këtij rasti dhe kur (më së largu) mund të merret vendim për këtë çështje?

“Kjo kërkesë aktualisht është duke u proceduar. Gjykata nuk ka ndonjë afat të caktuar kushtetues-ligjor për vendimmarrje në këtë rast. Si çdo kërkesë tjetër të parashtruar nga institucionet, Gjykata është duke e trajtuar edhe këtë rast me seriozitetin dhe përkushtimin më të lartë”, kanë thënë në një përgjigje me shkrim nga Gjykata Kushtetues. 

E në kërkesën për interpretimin e kushtetuetshmërisë së ligjit të kontestuar, të cilën Avokati i Popullit e ka dërguar në Kushtetuesë me 7 prill, ka  theksuar se  ankesat e palëve kanë të bëjnë me ulje pagash, heqje shtesash apo trajtim joadekuat dhe jo të barabartë ndërmjet pozitave të përcaktuara me ligj. Në shenj pakënaqësie me Ligjin e Pagave, ankesë tek Avokati i Popullit kishte dërguar edhe Sindikata e Policisë së Kosovës. Kreu i kësaj sindikate, Imer Zeqiri, shpalosë për Radio Kosovën kërkesat që kanë.

“Kërkesat për ligjin e pagave kanë qenë shtesa e rrezikshmërisë për zyrtarët policor të uniformuar, shtesat tjera për orë jashtë orarit të punës gjatë vikendeve dhe ditëve të festave. Mandej kërkesë tjetër ka qenë që ne të kemi koeficient të barabart me FSK-në, sepse jemi dy institucione të sigurisë, dhe sipas ligjit ata tash kanë po thuajse dy koeficientë më shumë se sa ne në Polici”, tha ai. 

Zeqiri thotë se duke mos dashur të ndërhyjë në punën e Gjykatës Kushtetuese, beson se kërkesat e tyre janë të pranueshme. 

Juristi Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se është lajm i mirë procedimi për vlerësimin kushtetues i Ligjit për pagat. Sipas tij, ky ligj mund të shpallet jokushtetues.

“Ajo çfarë mund të themi për këtë rast është se bazuar në standardet ndërkombëtare, Kushtetutën e Kosovës dhe standardet që i ka përcaktuar vet gjykata, në rastin e trajtimit të ligjit të kaluar për pagat, edhe ky ligj nuk e kalon filtrin e Gjykatës Kushtetuese. Por, jo domosdoshmërishtë Gjykata Kushtetuese mund ta anulojë gjithë ligjin për paga. Nëse gjen shkelje të caktuara, mund të vendos të anulojë vetëm dispozita të caktuara e jo në tërësi”, tha ai.

Qeveria e Kosovës kishte vendosur që vlera e koeficientit të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 për vitin 2024.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI" Prodhim Zona Industriale, Shirokë, Suharekë,
Kosovë
Nails by Teuta Tjera Rr. Brigada 123, Sheshi, Suharekë,
Kosovë
Theranda Basket OJQ Sport Rr Brigada 123,
Kosovë
Moler Andi Ndërtimtari Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende100 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë