Gjykata Kushtetuese konfirmon legjitimitetin e Qeverisë së re të Kosovës
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka shpallur vendimin lidhur me kërkesat e bashkuara KO256/26 dhe KO258/26, të parashtruara nga deputeti Arian Tahiri dhe deputetë të tjerë të Kuvendit.
Foto: Ilustrim
Kërkesat kishin të bënin me vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimeve për zgjedhjen e Kryetares së Kuvendit, procedurave të votimit, konstituimit të legjislaturës XI, si dhe zgjedhjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Gjykata Kushtetuese, me vendim njëzëri, vendosi si vijon:
Pranueshmëria e kërkesës: Kërkesa u deklarua e pranueshme.
Vonesa në konstituim: Gjykata konstatoi se Kuvendi i Republikës së Kosovës është konstituuar pas kalimit të afatit 30-ditor të përcaktuar në paragrafin 1 të nenit 66 të Kushtetutës.
Afatet kushtetuese: Kalimi i këtij afati ka sjellë fillimin e rrjedhjes së afateve kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit dhe të Qeverisë.
Zgjedhja e Nënkryetarit: Deputetët udhëzohen që sa më parë të zgjedhin Nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e grupit të dytë më të madh parlamentar.
Kushtetutshmëria e Qeverisë: Vendimi [Nr. 11-V-007] i 13 shtatorit 2026 për zgjedhjen e Qeverisë u konstatua se nuk është në kundërshtim me nenin 95 të Kushtetutës.
Afati për Presidentin: Afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit ka filluar më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026.
Masa e përkohshme: Kërkesa për masë të përkohshme është refuzuar.
Ky aktgjykim hyn në fuqi në ditën e publikimit nga Gjykata Kushtetuese.
