Lëvizja Vetëvendosje: Për 66 ditë qeverisje siguruam 178 mijë e 230 vaksina kundër COVID-19
Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë, ku deri më sot janë vaksinuar afër 61 mijë qytetarë. Gjatë mbrëmjes së djeshme kanë arritur në Kosovë 100 mijë e 620 doza të vaksinës kundër COVID-19. Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi është krenuar me qeverisjen e saj në 66 ditët e para. Në postimin […]
Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë, ku deri më sot janë vaksinuar afër 61 mijë qytetarë.
Gjatë mbrëmjes së djeshme kanë arritur në Kosovë 100 mijë e 620 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi është krenuar me qeverisjen e saj në 66 ditët e para.
Në postimin e bërë, LVV thotë se ka arritur të siguroj 178 mijë e 230 vaksina anti-COVID.
Tutje, ky subjekt politik që edhe e udhëheq vendin thotë se deri më tani janë vaksinuar 60 mijë e 929 qytetarë.
LVV shtoi se pandemia ende nuk ka mbaruar dhe inkurajuar qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse.
Postimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV):
Për 66 ditë qeverisje: 178 mijë e 230 vaksina të siguruara dhe 60 mijë e 929 qytetarë të vaksinuar.
Derisa numri i rasteve të infektimit po bie nga dita në ditë, pandemia ende nuk ka mbaruar.
Andaj, kujdesi që na ka përcjellë këtë kohë duhet të na përcjellë edhe më tutje: ta mbajmë maskën, ta ruajmë distancën fizike dhe të kujdesemi për higjienën në mënyrë që ta kufizojmë përhapjen e virusit dhe të kontribuojmë në parandalimin e rrezikut të shkaktuar nga COVID-19.