Kursimi i energjisë elektrike, rreth 175 mijë familje subvencionohen për muajin janar
- 23.02.2023

Janë rreth 175 mijë familje që kanë shpenzuar më pak energji elektrike krahasuar me janarin e vitit paraprak sesa janari 2022 dhe që kanë përfituar nga subvencioni.
Kështu njofton ministri i Financave, Hekuran Murati duke shtuar se tashmë është procesuar pagesa për këtë subvencionim.
“MFPT ka procesuar pagesën e subvencionit edhe për muajin janar për të gjitha familjet që kanë kursyer energjinë elektrike. Shumë familje kanë paguar më pak se kurdoherë për faturat e energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit.
Janë 174,642 familje që këtë janar kanë shpenzuar më pak sesa janari 2022, dhe kanë përfituar nga subvencioni”, njofton Murati.