Kur priten të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale?

24.10.2021

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka folur për rrjedhën e këtij procesi. I pyetur se kur KQZ-ja do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, Elezi ka lënë të kuptohet se kjo do të bëhet brenda dy-tre ditësh. Sipas tij, KQZ do të shpall rezultatet përfundimtare të […]

Kur priten të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale? Foto: Ilustrim

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka folur për rrjedhën e këtij procesi.

I pyetur se kur KQZ-ja do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, Elezi ka lënë të kuptohet se kjo do të bëhet brenda dy-tre ditësh.

Sipas tij, KQZ do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë të komunave pasi të numërohen edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, që sipas planifikimit tonë do të numërohen të hënën, si dhe pasi të marrim konfirmimet nga PZAP-i dhe Gjykata Supreme.

“KQZ do të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për kryetar të komunave, pasi të numërimit votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta. Të cilat planifikojmë që të bëhen gjatë ditës së nesërme, si dhe pasi të marrin konfirmimet nga PZAP-i dhe Gjykata Supreme.

Sa i përket votimit jashtë vendit në raundin e dytë pas zgjedhjeve për kryetarë të komunave vlen e njëjta liste votuese, pra të gjithë ata qytetarë të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që Komunat pra ata kanë votuar do jetë në garë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave do të munden që sërisht të votojnë përmes postës duke zgjedhur për njërin nga kandidatet që është në garë për kryetarë të asaj komune.

Procesi i votimit do të fillojë me 29 tetor dhe do të përmbyllet me 12 nëntor”, ka thënë ai, transmeton IndeksOnline.

Në ndërkohe Elezi, tha se fushata për raundin e dytë do fillojë me 8 nëntor dhe do përfundojë me 12 nëntor ku do gjithsej kjo fushatë zgjatë 5 ditë.

Në vitin 2017, KQZ-së i janë dashur 9 ditë për të shpallur rezultateve përfundimtare të raundit të parë Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 3 ditë të tjera për t’i certifikuar ato.