Kundër grevës së përgjithshme në arsim, por qeveria duhet të reflektojë
Një paralajmërim i tillë i SBASHK-ut ka ngritur shqetësime e reagime të shumta, si nga ana e qytetarëve ashtu edhe nga njohës të arsimit e deri tek ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI). Njohësit e arsimit kanë vlerësuar se ata janë kundër grevave, por se Qeveria duhet të reflektojë ndaj kërkesave dhe të […]
Një paralajmërim i tillë i SBASHK-ut ka ngritur shqetësime e reagime të shumta, si nga ana e qytetarëve ashtu edhe nga njohës të arsimit e deri tek ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).
Njohësit e arsimit kanë vlerësuar se ata janë kundër grevave, por se Qeveria duhet të reflektojë ndaj kërkesave dhe të bëjë vlerësimin më të thellë të gjendjes së punëtorëve arsimor, kjo sidomos në këtë kohë kur ka inflacion të theksueshëm.
Ata kanë vlerësuar se janë kundër grevave, pasi që ato janë shumë të dëmshme për sistemin arsimor, ku është përballur me shumë vështirësi gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, si shkak i këtij virusi u detyruan që të mbyllnin shkollat.
Njohësi i çështjeve të arsimit, Xhavit Rexhaj, në një përgjigje për Radio Kosovën tha se është kundër çfarë do greve, për arsye se do ta gjunjëzojë sistemin arsimor, derisa ka thënë se qeveria duhet të reflektojë ndaj kërkesave të punëtorëve arsimorë.
“Unë jam shprehimisht kundër çfarë do greve në sistemin arsimor të Kosovës, sidomos tani kur ende nuk kemi dalë nga periudha e pandemisë. Prova të tilla do ta gjunjëzonin sistemin arsimor. Por njëkohësisht edhe qeveria duhet të reflektojë edhe të jetë edhe shumë më aktive në trajtimin e kërkesave të punëtorëve arsimorë.”
Po ashtu, Rexhaj tha se qeveria duhet të vlerësojë dhe reflektojë me thellë për gjendjen e punëtorëve arsimorë ku me shumë se dhjetë vjet nuk janë trajtuar pagat e mësimdhënësve e sidomos tash në këtë kohë të inflacionit.
“Nuk po themi doemos për kërkesat e sindikatës së Arsimit, por Qeveria të vlerësojë dhe reflektojë me thellë gjendjen e punëtorëve arsimorë. Ka më shumë se një dekadë që nuk janë trajtuar pagat e mësimdhënësve në sektorin arsimor. Dhe këtë, qeveria duhet ta marrë parasysh në kohën e inflacionit të lartë që jemi dëshmitarë kohëve të fundit.”
Kërkesat e Sindikatës se Arsimit janë ndarja e 100 eurove shtesë për të gjithë të punësuarit në sektorin publik deri në miratimin e Projektligjit për Paga. Po ashtu, edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, me 10 gusht do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë ku pritet të marrin vendim për hapat e mëtutjeshëm sindikalë e që nuk përjashtohet edhe greva.