SBASHK paralajmëron grevë nëse nuk nis dialogu me Ministrinë e Arsimit deri më 20 shtator

17.08.2025

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka paralajmëruar masa sindikale, përfshirë edhe grevën, nëse deri më 20 shtator nuk fillon dialogu me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

SBASHK paralajmëron grevë nëse nuk nis dialogu me Ministrinë e Arsimit deri më 20 shtator Foto: Ilustrim

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, tha se në rast të mosnisjes së dialogut, këshilli drejtues i sindikatës do të mblidhet për të shqyrtuar situatën dhe mund të ndërmarrë veprime konkrete. “Nëse deri më 20 shtator nuk fillon dialogu me Ministrinë e Arsimit, atëherë do ta analizojmë gjendjen dhe nuk përjashtohet as greva”, deklaroi ajo për KosovaPress.

Mes kërkesave të sindikatës përfshihen:

  • Negocimi dhe nënshkrimi i kontratës së re kolektive,
  • Rritja e vlerës së koeficientit në ligjin e pagave,
  • Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kompensimin e përvojës së punës me 0.5% për 15 vitet e para, nga korriku i vitit 2024.

Shala vlerësoi se rritja prej 55 eurosh e pagave është vetëm simbolike përballë inflacionit dhe rritjes së çmimeve bazë për jetesë.

SBASHK-u ka dorëzuar gjithashtu një iniciativë legjislative qytetare për ndryshimin e ligjit të skemave pensionale, duke synuar që vitet e punës së mësimdhënësve gjatë periudhës 1990–1999 të njihen si vite kontributdhënëse.

Shala ngriti shqetësime edhe për kushtet në shkollat e Kosovës, duke theksuar mungesën e dixhitalizimit, ndryshe nga shtetet fqinje që kanë përparuar në këtë proces.

Sipas Shalës, që nga viti 2022 SBASHK-u nuk ka pasur takime të frytshme me Ministrinë e Arsimit dhe ministren Arbërie Nagavci. Takimet e zhvilluara, siç tha ajo, kanë qenë formale dhe pa mundësi për të adresuar kërkesat e punëtorëve të arsimit.

Në lidhje me subvencionimin e librave shkollorë, Shala u shpreh kritike ndaj praktikës së dy viteve të fundit, duke e cilësuar atë joefikase. Sipas saj, mënyra e mëparshme, kur librat siguroheshin paraprakisht për nxënësit, ka qenë më e mirë dhe më e lirë.

SBASHK-u zhvilloi protestën e fundit më 4 dhjetor 2024, ku kërkoi rritje të pagave dhe nënshkrimin e kontratës kolektive. Tani, në prag të vitit të ri shkollor, sindikata paralajmëron përsëri përshkallëzim të veprimeve nëse nuk ka hapa konkretë nga institucionet.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More