Kryeministri Kurti deklaron pasurinë

23.04.2025

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar një rritje të lehtë të kursimeve të tij, me 250 euro më shumë krahasuar me një vit më parë

Sipas deklarimit të pasurisë të bërë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. Megjithatë, një detaj i veçantë bie në sy: Kurti nuk ka përfituar asnjë mëditje nga udhëtimet zyrtare jashtë vendit.

Sipas deklarimit të pasurisë, Kurti ka 1 mijë e 800 euro kursime të gatshme nga paga, ndërsa në deklarimin e kaluar kishte 1 mijë e 550 euro. Të ardhurat vjetore nga paga neto si kryeministër janë deklaruar 20 mijë e 278.12 euro.

Megjithatë, ajo që bie në sy është se në formularin e pasurisë, Kurti ka shënuar se nuk ka asnjë lloj të ardhure tjetër përveç pagës si kryeministër. Kjo përfshin edhe mëditjet nga udhëtimet zyrtare jashtë vendit, të cilat Kryeministri nuk i ka deklaruar si të ardhura.

Ky detaj është i rëndësishëm, pasi mëditjet nga udhëtimet zyrtare janë një pjesë e zakonshme e të ardhurave për zyrtarët e lartë.