KRU “Hidroregjioni Jugor” prezanton projektin për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në Mamushë
Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidroregjioni Jugor” SH.A në Prizren, Bekim Gashi, ka pritur në një takim njoftues kryetarin e Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ku është diskutuar për furnizimin me ujë të pijes në këtë komunë.
Foto: Ilustrim
Gjatë takimit, përfaqësuesit e Hidroregjionit prezantuan projektin për rehabilitimin e tërësishëm të rrjetit të ujësjellësit në territorin e Mamushës.
Po ashtu, u diskutua edhe për mundësitë e sigurimit të fondeve dhe bashkëinvestimit për realizimin e këtij projekti me rëndësi për qytetarët.
Sipas njoftimit, projekti synon përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit, rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë të pijes për banorët e Mamushës.
