KRU “Hidroregjioni Jugor” vazhdon shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj në Studenqan
2 orë
KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. po vazhdon aksionin për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit të konsumatorëve që nuk kanë shlyer obligimet financiare për faturat e ujit.
Aksioni po zhvillohet në fshatin Studenqan të Komunës së Suharekës, me asistimin e Policisë së Kosovës.
Përmes një njoftimi, kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i paguajnë faturat me kohë, në mënyrë që të shmangin shkyçjen nga shërbimi i furnizimit me ujë.
“Pagesa e faturave është përgjegjësi e secilit konsumator”, thuhet në apelin e KRU “Hidroregjioni Jugor”.
