KRU “Hidroregjioni Jugor” identifikon 8 lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit

07.08.2026

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka identifikuar 8 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit gjatë kësaj jave.

KRU “Hidroregjioni Jugor” identifikon 8 lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të kompanisë, ekipet e Inspektoratit kanë zhvilluar kontrolle në terren, me ç’rast janë evidentuar tetë raste të kyçjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit.

KRU “Hidroregjioni Jugor” u ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë ligjin dhe të mos kryejnë lidhje ilegale në rrjet, duke paralajmëruar se ndaj të gjithë personave që konstatohet se kanë bërë lidhje të tilla do të ndërmerren procedurat përkatëse ligjore.

Kompania ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë në mënyrë intensive në të gjitha njësitë operative, me qëllim të mbrojtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe sigurimit të një shërbimi sa më cilësor për të gjithë konsumatorët.