Krejt çfarë duhet të dinë fermerët për subvencionet, kriteret, tarifat dhe shuma përfituese

09.09.2021

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur dje periudhën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione për disa kultura dhe aktivitete bujqësore. Për sektorët, të cilët do të mbështeten përmes Programit për Pagesa Direkte 2021, MBPZhR-ja ka ndarë një buxhet prej 21 milionë eurove dhe afati për aplikim për këtë program ka filluar nga dita […]

Krejt çfarë duhet të dinë fermerët për subvencionet, kriteret, tarifat dhe shuma përfituese Foto: Ilustrim

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur dje periudhën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione për disa kultura dhe aktivitete bujqësore.

Për sektorët, të cilët do të mbështeten përmes Programit për Pagesa Direkte 2021, MBPZhR-ja ka ndarë një buxhet prej 21 milionë eurove dhe afati për aplikim për këtë program ka filluar nga dita e djeshme dhe përfundon më 28 shtator 2021.

Ministri Peci ka njoftuar se përmes këtij aplikimi, vlera e përgjithshme e përkrahjes për këtë vit fiskal do të jetë 50 milionë euro.

Subvencionimi i disa kulturave bujqësore në kuadër të këtij programi sivjet për herë të parë do të orientohet mbi bazën e rendimentit e krahas kësaj, risi tjetër e këtij programi është edhe mbulimi i Primës së Sigurimit në vlerën prej 75 për qind për 6 kultura bujqësore për fermerët që vendosin t’i sigurojnë kulturat bujqësore.

Në programin e sivjetmë, Ministria e Bujqësisë ka paraparë subvencione për grurë, për farë gruri, për misër, për elb, thekër, tërshërë, për luledielli, për lopë dhe buallica qumështore, për dele dhe dhi qumështore, për bletë, pula vojse, thëllëza, për dosa për riprodhim, për qumësht sipas kategorive të cilësisë, për therjet e raportuara të gjedhit, për sektorin e akuakulturës, për vica për majmëri.

Po ashtu, sivjet do të ketë pagesa direkte për vreshtat ekzistuese, për verën e prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht, pagesa direkte për pemishtet ekzistuese, për sasinë e dorëzuar/ shitur të frutave te mjedrës, për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore dhe hardhisë se rrushit, për sipërfaqet e mbjella me perime, për prodhimtarinë organike, për bimët mjekësore dhe aromatike.

Ministria e Bujqësisë ka dhënë detaje në lidhje me aplikimin e programit të pagesave direkte.

Në linkun zyrtar, të gjithë bujqit dhe fermerët kosovarë mund të njoftohen me kriteret e nevojshme për aplikim, tarifat dhe dokumentacionet shtesë.

KLIKO KËTU