Zgjedhjet lokale, KQZ: Kemi pranuar rreth 1,300 aplikime nga diaspora, prin Gjermania

  • 23.07.2021
Zgjedhjet lokale, KQZ: Kemi pranuar rreth 1,300 aplikime nga diaspora, prin Gjermania

Nga 10 korriku edhe zyrtarisht ka filluar afati kohor për aplikim për regjistrim si votues jashtë Kosovës.

Tashmë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të pranojë aplikacione për regjistrim si votues jashtë vendit.

Zëdhënësi i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka konfirmuar për IndeksOnline se deri më tani rreth 1,300 aplikacione kanë pranuar nga personat që jetojnë jashtë Kosovë për t’u regjistuar si votues jashtë vendit.


“Sipas të dhënave nga shërbimi votues, deri më 22 korrik, janë pranuar 1,295 aplikacione për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, prej të cilave janë aprovuar 1,208, ndërsa 87 të tjera jo pasi nuk kanë plotësuar kriteret juridike.

Edhe për këto raste, shërbimi votues i ka njoftuar për dokumentet që duhet t’i dërgojnë në mënyrë që t’iu aprovohet kërkesa për regjistrim si votues jashtë Kosovës”, tha Elezi.

Sipas tij, numri më i madh i aplikuesve vjen nga Gjermania (502) e ndjekur nga Zvicra (472), ndërsa nga shtetet tjera numri i aplikimeve është dyshifror.

Elezi ka kujtuar se deri më 18 gusht, të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë