KQZ-ja vendos për rinumërimin edhe të 8 vendvotimeve për kryetar dhe 35 për kuvende komunale

25.10.2021

Gjatë javës së kaluar, KQZ-ja kishte vendosur për rinumërimin e tetë vendvotimeve për Kryetarë të Komunave si dhe 15 të tjera për Kuvende Komunale. Ky vendim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për rinumërim të disa vendvotimeve është marrë pas rekomandimit nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), kjo pas procesit të hetimit të formularëve […]

KQZ-ja vendos për rinumërimin edhe të 8 vendvotimeve për kryetar dhe 35 për kuvende komunale Foto: Ilustrim

Gjatë javës së kaluar, KQZ-ja kishte vendosur për rinumërimin e tetë vendvotimeve për Kryetarë të Komunave si dhe 15 të tjera për Kuvende Komunale.

Ky vendim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për rinumërim të disa vendvotimeve është marrë pas rekomandimit nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), kjo pas procesit të hetimit të formularëve të rezultateve, pasiqë të njëjtit nuk kanë pasur mundësi të regjistrohen si të rregullt.

Sipas këtij institucioni, ka mospërputhje të të dhënave në formularët e rezultateve, ngatërrim të kategorive të fletëvotimeve, si dhe ka mospërputhje të votave të subjekteve me votat e kandidatëve.

Rinumërimi i këtyre vendvotimeve pritet të fillojë të hënën pasdite, në orën 17:00.