KQZ-ja dënon dy parti me 750 euro, dorëzuan me vonesë formularët e azhurnimit vjetor 2024

15.02.2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shqiptuar dy gjoba ndaj dy subjekteve politike në Kosovë, për shkak të dorëzimit me vonesë të formularëve të azhurnimit vjetor 2024.

KQZ-ja dënon dy parti me 750 euro, dorëzuan me vonesë formularët e azhurnimit vjetor 2024 Foto: Ilustrim

Me 250 euro është gjobitur Partia Kosovskih Srba, e cila është vonuar pesë ditë vonesë, ndërsa Kosova Adalet Türk Partisi me 500 euro. Kjo e fundit këtë formularë e ka dorëzuar me tetë ditë vonesë, raporton EO.

Në këtë mbledhje, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) paraqiti një raport lidhur me afatin e partive politike për të dorëzuar në KQZ të dhënat të përditësuara, i cili ka përfunduar më 31 janar 2024.

Sipas njoftimit, nga 50 parti politike të regjistruara në Kosovë, 46 parti politike kanë dorëzuar formularët me të dhënat e përditësuara brenda afatit; 2 parti politike të tjera me disa ditë vonesë dhe 2 parti politike nuk kanë dorëzuar ende këtë raport.