KQZ-ja aprovon mbi 9 mijë zarfe me fletëvotime nga diaspora, pritet të numërohen në fundjavë
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ku ka bërë të ditur se fushata zgjedhore për balotazhin do të jetë pesë ditë, nga 8 nëntori deri më 12 nëntor. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin operacional për organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave…. Fushata zgjedhore për […]
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ku ka bërë të ditur se fushata zgjedhore për balotazhin do të jetë pesë ditë, nga 8 nëntori deri më 12 nëntor.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin operacional për organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave…. Fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët për kryetarë do të jetë pesë ditë. Do të fillojë nga 8 nëntori dhe do të përfundojë më 12 nëntor”, tha ai.
Ndërkaq, Elezi ka thënë shërbimi votues i KQZ-së tashmë ka përfunduar punën e vlerësimit dhe verifikimit të rreth 5 mijë e 700 pakove të supozuara me fletëvotimettë cilat kanë ardhur përmes postës nga 15 shtatori deri me datën 15 tetor.
Gjithashtu, ai ka njoftuar se kanë bërë aprovimin e 9 mijë e 610 zarfeve të individualizuara me fletëvotime, kurse 1 mijë e 324 të tilla janë refuzuar pasiqë nuk janë në përputhje me kriteret ligjore.
Po ashtu, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi kas htuar se fletëvotimet që ndodhen brenda këtyre zarfeve do të numërohen gjatë fundjavës në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
Ndërsa, sa i përket votave me kusht si dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, Elezi ka theksuar se tashmë janë në fazën gati përfundimtare të verifikimit para se të fillojë procesi i numërimit të tyre, por se ka mbetur që votuesit me kusht të krahasohen me qytetarët që kanë votuar në vendvotimet e rregullta.
Një krahasim i tillë do të bëhet për shkak që duhet të dihet nëse një person ka votuar dy herë, pra në vendvotimin me kusht, por edhe në vendvotimin e rregullt dhe se kjo sipas tij është vepër penale.