KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve lokale për kryetar komune

29.10.2021

Ndërkaq, certifikimi i rezultateve është bërë në 35 komuna, ndërsa në katër komuna nuk janë certifikuar rezultatet për këto zgjedhje, kjo për shkak se ka pasur ankesa dhe ende nuk është vendosur për to. “Rezultati e raundit të parë të zgjedhjeve nuk mund të certifikohen në Shtime, Ferizaj, Podujevë dhe Kllokot”, deklaroi Radoniqi. Ndryshe, në […]

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve lokale për kryetar komune Foto: Ilustrim

Ndërkaq, certifikimi i rezultateve është bërë në 35 komuna, ndërsa në katër komuna nuk janë certifikuar rezultatet për këto zgjedhje, kjo për shkak se ka pasur ankesa dhe ende nuk është vendosur për to.

“Rezultati e raundit të parë të zgjedhjeve nuk mund të certifikohen në Shtime, Ferizaj, Podujevë dhe Kllokot”, deklaroi Radoniqi.

Ndryshe, në zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën e 17 tetorit, 17 kandidatë kanë fituar votat e mjaftueshme për kryetar, ku në mesin e tyre votat e mjaftueshme i ka fituar edhe Bali Muharremaj i AAK-së, kandidat për kryetar të Suharekës, kurse 21 omuna të tjera do të shkojnë në raund të dytë (balotazh) të zgjedhjeve.

Balotazh do të ketë në këto komuna: Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.