KOSTT paralajmëron krizë energjetike në dy muajt e ardhshëm

24.12.2021

Ai ka thënë se përveç atyre që prodhojnë dhe shpërndajnë rrymë, kujdes duhet të kenë edhe qytetarët që shpenzojnë rrymën. Kadriu ka shtuar se konsumi i energjisë elektrike tashmë është në nivele të jashtëzakonshme. U.d, i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të KOSTT-it ka theksuar se në kushte normale nuk do të kishte qenë probem, por […]

Ai ka thënë se përveç atyre që prodhojnë dhe shpërndajnë rrymë, kujdes duhet të kenë edhe qytetarët që shpenzojnë rrymën.

Kadriu ka shtuar se konsumi i energjisë elektrike tashmë është në nivele të jashtëzakonshme.

U.d, i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të KOSTT-it ka theksuar se në kushte normale nuk do të kishte qenë probem, por se ngritja e çmimeve në tregun ndërkombëtarë, ka bërë që të përkeqësohet situata.

“Në këtë moment diferenca mes prodhimit dhe importit është jashtëzakonisht i lartë. Në kushte normale nuk do të ishte problem, por ngritja e çmimeve në tregun ndërkombëtarë e ka përkeqësuar situatën”, tha ai.

Gjithashtu, ai ka thënë se reduktimet e energjisë janë të domosdoshme për ta ruajtur integritetin e sistemit energjetike dhe për të mos u penalizuar nga partnerët ndërkombëtarë.

I njëjti ka shtuar se vitet e kaluara në vendin tonë nuk ka pasur shpenzim kaq të madh të energjisë elektrike, por sipas Kadriut “për shkak të çmimit të lirë të rrymës, këtë vit edhe qytetarët kanë filluar ta përdorin atë për ngrohje”.

“Shpresojmë që bashkërisht ta kalojmë këtë situatë që do të jetë sfidë për dy muajt e ardhshëm”, deklaroi tutje Kadri Kadriu.