Shkarkohet kryeshefi i KOSTT-it

para 18 dite

Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KOSTT), Evetar Zeqiri, është shkarkuar nga detyra të enjten pasdite.

Shkarkohet kryeshefi i KOSTT-it

Vendimi për shkarkimin e tij u mor në mbledhjen e sotme të bordit të drejtorëve të KOSTT-it, i cili përbëhet nga anëtarët Gëzim Tosuni, Rejhane Zylfijaj, Lumnije Aliu dhe Sead Mujovi.

Shkarkimi i Zeqirit vjen vetëm një ditë pasi në emisionin DEBAT PLUS u diskutuan dyshime rreth veprimtarisë së disa kompanive energjetike me transaksione të cilësuara si “të dyshimta” në shit-blerjen e energjisë elektrike me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe KOSTT-in.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga KOSTT lidhur me arsyet e shkarkimit të Zeqirit. Ky zhvillim i fundit pritet të ndjeket me vëmendje nga opinioni publik dhe organet e drejtësisë, veçanërisht në dritën e dyshimeve të ngritura për menaxhimin e kompanive energjetike në vend. Pritet që në ditët në vijim të ketë më shumë detaje rreth kësaj çështjeje.


Etiketat

Ofertat e fundit