KEK dhe KOSTT nënshkruajnë marrëveshje strategjike për furnizim me energji elektrike

29.05.2025

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe Operatori i Sistemit, Transmetimit dhe Tregut të energjisë (KOSTT) kanë nënshkruar sot një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi për furnizim me energji elektrike, në kuadër të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë.

KEK dhe KOSTT nënshkruajnë marrëveshje strategjike për furnizim me energji elektrike Foto: Ilustrim

Kjo marrëveshje, e cila vjen në një moment kyç për sektorin energjetik të vendit, është cilësuar si hap strategjik drejt ndërtimit të një tregu të hapur dhe konkurrues të energjisë elektrike. Sipas një komunikate për media nga KEK, marrëveshja ka një rëndësi të veçantë krahasuar me të tjerat të nënshkruara gjatë ditës, për shkak të rolit të KOSTT si rregullator dhe transmetues kyç në sistemin energjetik të Kosovës.

“Ajo përfaqëson një moment kyç në zhvillimin e sektorit energjetik në vend, duke krijuar bazat për furnizim të sigurt, efikas dhe transparent me energji elektrike,” thuhet në komunikatë.

Përfaqësuesit e KEK dhe KOSTT theksuan rëndësinë strategjike të këtij bashkëpunimi, duke u zotuar për një koordinim të vazhdueshëm dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të ndërsjellë. Sipas tyre, objektivi është përmirësimi i qëndrueshmërisë dhe efikasitetit të përgjithshëm të sektorit energjetik në vend, në përputhje me praktikat më të mira evropiane dhe standardet ndërkombëtare.

Kjo marrëveshje pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e infrastrukturës energjetike dhe në garantimin e një furnizimi më të besueshëm për qytetarët dhe bizneset në Kosovë. Ajo gjithashtu shënon një hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së objektivave kombëtare për tranzicionin energjetik dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More