“Kosova nuk mund ta kontrolloj rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore”

19.01.2022

Ministrja Hajdari ka thënë se Kosova nuk mund t’i kontroll çmimet. “Departamenti i Tregut ka sjellë konkludimet se këto rritje të çmimeve janë për arsye të rritjes së inflacionit nga kriza botërore e pandemisë COVID-19 dhe siç e dini në Kosovë janë 90 për qind të mallrave import, ku kryesisht është konsumi familjar dhe këto […]

“Kosova nuk mund ta kontrolloj rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore” Foto: Ilustrim

Ministrja Hajdari ka thënë se Kosova nuk mund t’i kontroll çmimet.

“Departamenti i Tregut ka sjellë konkludimet se këto rritje të çmimeve janë për arsye të rritjes së inflacionit nga kriza botërore e pandemisë COVID-19 dhe siç e dini në Kosovë janë 90 për qind të mallrave import, ku kryesisht është konsumi familjar dhe këto janë situatat që i kemi si vend importues”, tha Hajdari gjatë diskutimit në “Fol Hapur”.

Po ashtu, ajo ka shtuar se Kosova është 90 për qind (%) dhe se nuk mund që ketë kontrolle të tilla.

“Ne nuk mund t’i kontrollojmë çmimet kur jemi 90 për qind importues të mallrave. Çfarë mund të bëjmë është me Task Forcën për mbrojtjen e tregut, ne mund ta mbrojmë konkurrencën e shtetit tonë që mos të lejohet që kartelet e ndryshme të mos lejohet rritja e çmimeve”, tha ajo.

Gjithashtu, gjatë këtij diskutimi ministrja Hajdari ka theksuar se leximi i dytë i Projektligjit për Tregtinë me Jashtë do të ndihmojë në vendosjen e reciprocitet ndaj Serbisë.

Ajo ka shtuar se do të bëhen analiza të mirëfillta para çdo vendimi që merret.

A e dini çka është KODI 95?
Voto