Kosova me trend tejet të mirë të eksportit, gjatë vitit 2021 pati rritje vjetore për 59.1%

03.06.2022

Në këtë publikim të Statistikave të Tregtisë së mallrave janë dhënë më gjerësisht shumë sqarime në detaje për atë se çka eksporton vendi ynë në tregun e jashtëm dhe çka importon nga tregu i jashtëm. Tregtia e mallrave në vitin 2021 kishte deficiti tregtar në vlerë prej 3,9 miliard Euro, që tregon për një deficit […]

Kosova me trend tejet të mirë të eksportit, gjatë vitit 2021 pati rritje vjetore për 59.1% Foto: Ilustrim

Në këtë publikim të Statistikave të Tregtisë së mallrave janë dhënë më gjerësisht shumë sqarime në detaje për atë se çka eksporton vendi ynë në tregun e jashtëm dhe çka importon nga tregu i jashtëm.

Tregtia e mallrave në vitin 2021 kishte deficiti tregtar në vlerë prej 3,9 miliard Euro, që tregon për një deficit tregtar më të larët për (39.2%) krahasuar me vitin 2020, ku edhe në këtë vit kemi  bilanc negativ. Totali i eksporteve në këtë vit ishte 755,7 milion Euro, ndërsa importi 4,6 miliard Euro. Eksporti mbulon importin për vetëm 16.1%.

Duke krahasuar të dhënat e eksporteve për mallrat Kosovare gjatë viti 2021 me ate të vitit 2020 shifrat tregojn se kemi një  rritje vjetore për (59.1%), rritje e cila ka edhe më tutje bilancin negativ tregtar të Kosovës.

Trend pozitiv të rritjes së eksporteve nga 2011-2021, kanë pas këto grupe të seksioneve: produkte bimore nga 12,7  milionë Euro në 31,9 milionë Euro, ushqime të përgatitura, pije, pije alkoolike dhe duhan nga 12,9  milionë Euro në 57,7 milionë Euro, plastikë, gome dhe artikuj prej tyre nga 12,4 milionë Euro në 80,4 milionë Euro, artikuj të ndryshëm të prodhuar nga 2,0 milionë  Euro në 156,7 milionë Euro, etj.

Të  dhënat e tregtisë së mallrave për  Importin e Kosovës  në vitin 2021 kanë shënuar një rritje vjetore rreth (42.1%) duke krahasuar me vitin paraprak 2020.

Trend pozitiv të rritjes së importeve nga 2011-2021, kanë pas këto grupe të seksioneve: ushqime të përgatitura, pije, pije alkoolike dhe duhan nga 304,0  milionë Euro në 555,9 milionë Euro, produkte të industrisë kimike nga 181,1 milionë Euro në 355,8 milionë Euro, plastikë, gome dhe artikuj prej tyre nga 137,5 milionë Euro në 338,8 milionë Euro, metale bazë dhe artikuj prej tyre nga 228,1 milionë Euro në 518,6 milionë Euro, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së-27 arritën në 237,7 milion Euro, ose rreth (31.5%) e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (45.4%). Partnerët kryesor për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermani (8.2%), Italia (8.0%), Holanda (2.7%), etj.

Sipas kapitujve pjesëmarrje më të lart nga vendet e BE-së kanë këto grupe të eksporteve: hekur dhe çelik 54,3 milion Euro, ose rreth (22.9%),  plastika dhe artikujt prej tyre 44,0 milion Euro, ose rreth (18.5%), Artikuj prej hekurit dhe çeliku 16,3 milion Euro, ose rreth (6.9%), Mobilieritë: Krevatet, dyshekët, mbajtëset e dyshekëve dhe shtresa të ngjashme të mbushura llambat dhe pajisje ndriçimi, jo të përfshira diku tjetër 14,3 milion Euro, ose rreth (6.0%), etj.

Vendet e BE-së mbulojnë pjesën më të madhe të importeve të përgjithshme të Kosovës.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së-27  ishin rreth 2,0 miliard Euro, ose (44.3%) e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (37.4%). Importet me pjesëmarrje më të lart ishin nga: Gjermania (13.1%), Italia (5.9%), Greqia (4.4%), Sllovenia (3.8%) dhe Polonia (2.8%), etj.

Importet me pjesëmarrja  më të lart ishin te këta kapituj: mjetet e transportit të ndryshëm ku arritën në 351,0 milion Euro, ose rreth (16.9%), lëndët djegëse minerale dhe vajrat minerale, produktet e destinimit të tyre ku arritën në 304,6 milion Euro, ose rreth (14.7%), etj.

Gjatë vitit 2021 eksportet e Kosovës me vendet CEFT-së arritën në 278,4 milion Euro, ose (36.8%) të eksporteve  të përgjithshme, ku kishte  rritje prej prej (32.1%). Partner kryesor për eksport në vendet e CEFTsë janë: Shqipëria (14.7%), Maqedonia (11.5%), Serbia (5.9%) dhe Mali i zi (3.3%).

Sipas kapitujve pjesëmarrje më të lart nga vendet e CEFT-së kanë te këto grupe të eksporteve: hekuri dhe çelik ku arritën në 55,3 milion Euro, ose rreth (19.9%), artikujt prej hekuri dhe çelik ku arritën në 44,6 milion Euro, ose rreth (16.0%), pijet, pije alkoolike dhe uthullat ku arritën në 25,5 milion Euro, ose rreth (9.2%), etj.

Ndërsa, importet nga vendet e CEFT-së në vitin 2021, arritën në 892,5 milion Euro, ose (19.1%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (45.1%). Vendet me pjesëmarrje më të lart për import ishin:  Serbia (6.5%), Shqipëria (5.7%), Maqedonia (5.2%).

Importet me pjesëmarrja  më të lart ishin te këta kapitujt: hekuri dhe çeliku ku arritën në 180,0 milion Euro, ose rreth (20.2%), lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distinimit të tyre; substancat bituminoze; dyllet minerale. ku arritën në 99,1 milion Euro, ose rreth (11,1%), Pijet, pije alkoolike dhe uthllat, ku arritën në 61,4 milion Euro, ose rreth (6.9%) etj.

Eksportet e Kosovës me vendet tjera arritën ne 239,5 milion Euro, ose (31.7%). Si partner më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport janë: SH.B.A (16.3%), Zvicra (7.4%).

Ndërsa importet e Kosoves me vendet tjera arritën në 1,7 miliard Euro, ose (36.6%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (12.5%) dhe Kina (9.7%).