Kosova e dënon arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së në Serbi, e kërkon lirimin e menjëhershëm të tij

06.01.2024

Autoritet serbe dje në Merdare kanë arrestuar i ish-ushtarin e UÇK-së, Hasan Dakaj, i cili ishte duke udhëtuar nëpër Serbia. Pas njoftimit për këtë veprim të policisë serbe, ka reaguar shteti i Kosovës duke njoftuar edhe mekanizmat ndërkombëtarë për veprimet e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Institucionet e Kosovës e kanë dënuar ashpër këtë veprim, […]

Kosova e dënon arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së në Serbi, e kërkon lirimin e menjëhershëm të tij Foto: Ilustrim

Autoritet serbe dje në Merdare kanë arrestuar i ish-ushtarin e UÇK-së, Hasan Dakaj, i cili ishte duke udhëtuar nëpër Serbia.

Pas njoftimit për këtë veprim të policisë serbe, ka reaguar shteti i Kosovës duke njoftuar edhe mekanizmat ndërkombëtarë për veprimet e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës.

Institucionet e Kosovës e kanë dënuar ashpër këtë veprim, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të ish-ushtarit të UÇK-së.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka bërë me dije se për arrestimin e Dakajt janë njoftuar Zyra e BE-së në Serbi, Ambasada e SHBA-ve dhe ajo e Britanisë së Madhe në këtë shtet.

“Njoftim mbi arrestimet e fundit të qytetarëve të Kosovës në Serbi. Pas njoftimit mbi arrestimin e dy qytetarëve të Republikës së Kosovës, Hasan dhe Xhavit Daka (ky i fundit tashmë i liruar), Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka aktivizuar të gjithë mekanizmat e saj institucional. Janë njoftuar edhe mekanizmat ndërkombëtarë për veprimet e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Për këtë rast është njoftuar Zyra e BE-së në Serbi, Ambasada e SHBA-ve dhe ajo e Britanisё sё Madhe nё Serbi.”, është thënë në njoftim.

Më tej, nga kjo ministri kanë dënuar ashpër arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Kosovës, duke i bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndermarrë hapa konkret për lirimin e menjëhershëm të qytetarit Hasan Daka.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndermarrë hapa konkret për lirimin e menjëhershëm të qytetarit Hasan Daka dhe njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, është thënë në njoftim, duke shtuar Zyra Ndёrlidhёse e Kosovёs nё Serbi do të bëj kërkesë për të vizituar ish-ushatarin e UÇK-së.

“Zyra Ndёrlidhёse e Republikёs sё Kosovёs nё Serbi, do tё paraqes kёrkesё zyrtare autoriteteve serbe pёr tё lejuar Ambasadorin Jashari ta vizitojё z. Hasan Daka, nё mёnyrё qё shteti dhe Qeveria e Republikёs sё Kosovёs tё njoftohet mё konkretisht pёr trajtimin qё po i bёhet z. Daka nga organet serbe.”, është thënë në njoftim.

Ndaj arrestimi të Dakajt ka reaguar edhe kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky veprim tregon karakterin e shtetit serb.

“Arrestimi i papranueshëm në Merdare i ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj, nga policia serbe, përbën një sinjal tepër të rrezikshëm në vazhdën e ngjarjeve që tregojnë se autokracitë sot po sulmojnë nga të gjitha anët stabilitetin dhe paqen. E vetmja mënyrë e mbijetesës së tyre është shtypja e opozitës dhe demokracisë së brendshme, por dhe dëmtimi me çdo mjet i fqinjëve. Në mënyrë të përsëritur, mungesa e ndëshkimit ndaj Serbisë po e rrit numrin dhe natyrën e sulmeve të saj mbi Republikën e Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka vlerësuar Konjufca.

Duke kërkuar lirimit e ish-ushtarit të UÇK-së, Konjufca ka thënë se mbajtja e tij peng tregon se shteti serb nuk ka ndryshuar aspak me shtetin që diku bërë luftë në Kosovë.

“Bëj thirrje për lirim të menjëhershëm të qytetarit tonë, Hasan Dakaj. Mbajtja e tij peng, vetëm pse është ish-ushtar i UÇK-së, tregon që në Serbi kemi të bëjmë me një qeveri dhe me një shtet që nuk ka ndryshuar aspak në raport me atë Serbi që bëri krime lufte, spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë. Me këtë akt, qeveria serbe dëshmon se është në përputhje të plotë me politikën e regjimit të Millosheviqit. Akte të tilla mbi qytetarët tanë nuk do të tolerohen në asnjë mënyrë. Thirrja e komunitetit ndërkombëtar për t’i bërë presion Serbisë për lirimin e Hasan Dakajt do t’i shërbente më së miri stabilitetit dhe mundësive të së ardhmes”, ka shkruar Konjufca.