Kontrata kolektive nuk mund të zbatohet nga buxheti i komunave

28.04.2021

Zbatimi i kontratës kolektive mbetet një ndër problemet kyçe për mësimdhënësit, ku edhe pse ekziston një e tillë punëtorët e arsimit ende nuk gëzojnë benefitet që dalin nga ajo. Buxheti i komunave duket të jetë problem për moszbatimin e saj ku sipas Drejtorit të Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi kontrata kolektive në arsim…

Kontrata kolektive nuk mund të zbatohet nga buxheti i komunave

Zbatimi i kontratës kolektive mbetet një ndër problemet kyçe për mësimdhënësit, ku edhe pse ekziston një e tillë punëtorët e arsimit ende nuk gëzojnë benefitet që dalin nga ajo.

Buxheti i komunave duket të jetë problem për moszbatimin e saj ku sipas Drejtorit të Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi kontrata kolektive në arsim nuk do të mund të zbatohet më në kurriz të buxheteve komunale.

Për këtë çështje Ibrahimi ishte takuar të martën me përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

“Dje u takuam me përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës ku u diskutua sa i përket gjetjes së mjeteve financiare për zbatimin e kontratës së re kolektive. Qëndrimi i Asociacionit të Komunave të Kosovës është se kjo kontratë nuk do të mund të gjejë zbatim në kurriz të buxheteve komunale ashtu siç ka ndodh deri më tani, mirëpo zbatimi i saj duhet të bëhet që së pari të gjinden mjetet financiare dhe pastaj të fillohet së zbatuari” ka thënë ai për Ekonomia Online.

Gjithashtu Sazani ka thënë se kryetarët e komunave nuk janë kundë kontratës kolektive mirëpo ministritë nuk i kanë nënshkruar pa konsulta paraprake me Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Sazani gjithashtu ka shprehur në emër të Asociacionit të Komunave ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin që ata të jenë partnerë kurdo që nënshkruhet një kontratë e tillë.

Kujtojmë se shumë komuna të Kosovës gjenden në procese gjyqësore me mësimdhënësit, të cilët kërkojnë kompensimin e obligimeve që dalin nga kontrata kolektive.

Etiketat

Ofertat e fundit