Kontrata kolektive, komunat janë dëmtuar mbi 120 milionë euro
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, thotë për KosovaPress se përgjatë këtyre viteve komunat padrejtësisht janë dëmtuar me më shumë se 120 milionë euro për kontratën kolektive, mjete të cilat kanë qenë të parapara për investime kapitale.
“Komunat përgjatë këtyre viteve janë dëmtuar padrejtësisht më shumë se 122 milionë euro. Shumica absolute e këtyre mjeteve kanë qenë të parapara për investime kapitale” ka thënë Ibrahimi.
Ndër tjera Ibrahimi ka thënë se zgjidhja e vetme është nëse për pagesën e kontratave kolektive barrën financiare do ta merr niveli qendror.
“Po besojmë që zgjidhja e vetme, është që nënshkruesit e kontratës kolektive, që është niveli qendror, të merr përsipër edhe barrën financiare, e jo t’ia lë komunave sikurse deri më tani. Është kërkuar që xhirollogaritë bankare të komunave të mos bllokohen, në mënyrë që komunave t’u lejohet pagesa edhe për aktivitete të ndryshme”, ka thënë Ibrahimi.