Konkursi për sekretar/e në dy shkolla të Komunës së Suharekës, DKA publikon rezultatet e testit me shkrim
- 19.12.2022

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se ka publikuar rezultatet e testit me shkrim të kandidatëve për pozitën sekretar/e në disa shkolla të Komunës së Suharekës.
Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se Komisioni Përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrdhënies së punës në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas konkursit 05 nr. 1013 të datës 13.10.2022 ka përpiluar listën e kandidatëve sipas pikëve të arritura në testin me shkrim, raporton SuharekaOnline.
Në njoftim bëhet e ditur se intervista me gojë do të mbahet me datë 21.12.2022 në sallën e Bordit të Komunës në Suharekës.

