Konjufca për Asociacionin: S’mundet BE-ja me na marrë të drejtën për me propozu draft veç pse është e fortë
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se nuk mundet që Bashkimi Evropian në vend të Kosovës të propozojë draft për Asociacionin, sepse kjo sipas tij do të thotë që Bashkimi Evropian i grabitë një kompetencë shtetërore Kosovës.
Foto: Ilustrim
“Mendoj që ky nuk është vetëm kushtëzim, mendoj që gjithkush që mendon se propozimi franko- gjerman është një dokument përfundimtar, që për Kosovën është mere ose leje, i bie që Kosovës i është marr një ingerencë shumë e rëndësishme shtetërore”, tha Konjufca para gazetarëve pas takimit të Kryesisë së Kuvendit.
Kreu i Kuvendit tha se është në kompetencë të Kosovës që vetë ta propozojë draftin për Asociacionin.
“Kompetencë e Kosovës është që vetë ta propozojë draftin. Nuk mundet në vend të Kosovës të propozojë Bashkimi Evropian draftin për Asociacionin. Kjo i bie që Bashkimi Evropian grabitë një kompetencë shtetërore Kosovës”, shtoi ai.