BE-ja shpreh shqetësim për rrënimin e shtëpive pranë Liqenit të Ujmanit

22.07.2026

Bashkimi Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim për rrënimin e djeshëm të shtëpive pranë Liqenit të Gazivodës/Ujmanit, duke theksuar se banorët e prekur kishin nisur procedura gjyqësore brenda afatit 15-ditor të përcaktuar në njoftimet e ndërmarrjes publike Ibër-Lepenc.

BE-ja shpreh shqetësim për rrënimin e shtëpive pranë Liqenit të Ujmanit Foto: Ilustrim

BE-ja ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të çdo rrënimi, largimi të detyruar apo marrjeje në posedim, deri në adresimin e shqetësimeve lidhur me procedurat ligjore, të drejtat pronësore dhe të drejtat e njeriut.

Po ashtu, BE-ja ka kërkuar nga autoritetet që të angazhohen pa vonesë me banorët dhe komunat e prekura, ndërsa ka theksuar se roli i Policisë së Kosovës në operacione të tilla duhet të jetë strikt brenda mandatit të saj ligjor.

Sipas BE-së, veprimet e pakthyeshme në rastet kur procedurat gjyqësore janë ende në zhvillim dhe pretendimet pronësore janë të kontestuara, ngrenë shqetësime serioze për sundimin e ligjit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More