Kuvendi miraton tri marrëveshje financiare me Bashkimin Evropian

05.10.2026

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot tri projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve financiare me Bashkimin Evropian, në kuadër të programeve IPA 2021, IPA 2022 dhe IPA 2026–2027.

Përmes këtyre marrëveshjeve mundësohet vazhdimi i procedurave për kontraktimin dhe shfrytëzimin e 22.2 milionë eurove nga fondet e BE-së për programin IPA 2021.

Ndërkaq, marrëveshjet e tjera parashohin mbështetje prej 55.7 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian.

Programi IPA 2026–2027 përfshin projekte me vlerë të përgjithshme prej 193.856 milionë eurosh, prej të cilave rreth 180.5 milionë euro janë financim nga Bashkimi Evropian, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet përmes bashkëfinancimit nga Qeveria e Kosovës dhe partnerë të tjerë zhvillimorë.