Mbrëmje me rininë në Therandë, ndiqet finalja e Ligës së Kampionëve në praninë e Konjufcës

30.05.2026

Mbrëmja në Therandë është përmbyllur në një atmosferë të veçantë së bashku me rininë e komunës, ku është ndjekur finalja e Ligës së Kampionëve në praninë e zv. Kryeministrit të parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Aktiviteti ka sjellë së bashku të rinjtë dhe përfaqësues institucionalë në një ambient bashkëbisedimi dhe pjesëmarrjeje të përbashkët.

Nga ky takim është theksuar rëndësia e bashkimit rreth interesave dhe aktiviteteve të përbashkëta, si mënyrë për të krijuar energji pozitive dhe bashkëpunim në komunitet.