Komunat i bëjnë kërkesë urgjente Muratit, rrezikojnë të mbesin pa buxhet

08.08.2022

Lëshimi i kësaj Qarkore ju mundëson Komunave të Republikës së Kosovës që të fillojnë procesin final të planifikimit buxhetor. Sipas Bordit të AKK-së, ky proces është i vonuar, dhe rrezikon komunat që të mos kenë mundësi që ta dorëzojnë me kohë buxhetin. “Si proces është shumë i vonuar dhe i rrezikon Komunat që mos të […]

Komunat i bëjnë kërkesë urgjente Muratit, rrezikojnë të mbesin pa buxhet Foto: Ilustrim

Lëshimi i kësaj Qarkore ju mundëson Komunave të Republikës së Kosovës që të fillojnë procesin final të planifikimit buxhetor.

Sipas Bordit të AKK-së, ky proces është i vonuar, dhe rrezikon komunat që të mos kenë mundësi që ta dorëzojnë me kohë buxhetin.

“Si proces është shumë i vonuar dhe i rrezikon Komunat që mos të kenë mundësi teknike që ta dorëzojnë buxhetin me kohë pranë Kuvendeve të Komunave, me saktësisht me datën 1 Shtator që është obligim ligjor që buxheti t’i dorëzohet Kuvendit të Komunës”.

Pa Qarkoren e Dytë Buxhetore, Komunat nuk i dijnë as kufijtë përfundimtar buxhetor si organizata buxhetore dhe kjo pamundëson direkt dorëzimin e Buxhetin në Kuvendin e Komunës.

“Poashtu, mos dorëzimi i buxhetit me datën 1 Shtator i kushton komunave me humbje të pikëve në Raportin e Performancës dhe si i tillë i penalizon komunat nga përfitimet financiare nga Granti i Performancës”.