Komuna e Suharekës ndan mirënjohje për disa mësimdhënës
- 07.03.2023

Në Ditën e mësuesit, Komuna e Suharekës ka ndarë mirënjohje për më të dalluarit në fushën e arsimit.
Mirënjohjet i kanë ndarë Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, nënkryetarja, Mihrije Suka dhe drejtori i Arsimit, Remzi Bajselmani.



Me këtë rast kryetari Muharremaj, ka falenderuar dhe njiherit ka uruar të gjithë punonjësit e arsimit.
“Sot kanë festë mësimdhënësit e nxënësit, të gjithë ata që angazhohen në shkolla dhe institucione edukative arsimore.
Ka festë dhe ju falenderohet populli kudo.
Ju e mbajtët gjallë kombin dhe i dhatë dimenzion të qartë të ardhmes.
7 – Marsi është kujtesa jonë që shfaqet si respekt i përpjekjes në histori dhe detyrë e tashme dhe e ardhshme, për brezat në edukim dhe arsimim.
Urime dhe punë të mbarë ! “ ka thënë Muharremaj.