Albin Kurti uron mësuesit në Ditën e Mësuesit: “Ata ndërtojnë të ardhmen e vendit tonë”
07.03.2026
Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Kryeministri Albin Kurti ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë mësuesit e vendit. Sipas tij, mësimdhënësit janë shtylla kryesore e shoqërisë, duke formësuar mendimin kritik, kultivuar vlera dhe ruajtur gjuhën e kulturën kombëtare.
Kurti thekson gjithashtu figurën e mësuesit patriot Shaban Jashari nga Prekazi, duke nënvizuar lidhjen mes edukimit dhe dashurisë për atdheun.
Ai falenderon për punën e palodhur të mësuesve dhe konfirmon se investimi në arsim mbetet prioritet i qeverisë së tij.Urime 7 Marsi, Ditën e Mësuesit!
