Kolona të gjata në kufirin Kosovë-Shqipëri

29.08.2020

Kosovarët vikendet po preferojnë ti kalojnë në bregdetin shqipëtarë, edhe pse situata me COVID-19 nuk është normalizuar por kjo nuk po bëhet penges për shumë qytetarë. Në mengjesin e sotëm kolona të gjata janë bërë në kufirin Kosovë-Shqipëri, në Morinë, që nga mengjesi thuhet se në Shqipëri kanë hyrë rreth 1000 makina, ndërkohë që rradha […]

Kolona të gjata në kufirin Kosovë-Shqipëri Foto: Ilustrim

Kosovarët vikendet po preferojnë ti kalojnë në bregdetin shqipëtarë, edhe pse situata me COVID-19 nuk është normalizuar por kjo nuk po bëhet penges për shumë qytetarë.

Në mengjesin e sotëm kolona të gjata janë bërë në kufirin Kosovë-Shqipëri, në Morinë, që nga mengjesi thuhet se në Shqipëri kanë hyrë rreth 1000 makina, ndërkohë që rradha e makinave ka mbërritur deri në Vërmicë.

Trafiku është i rënduar gjithashtu deri në afërsi të Urës së Kukësit.

Një situatë e ngjashme me trafik të rënduar ka dhe përgjatë rrugës Milot- Lezhë, ku radha e makinave për të shkuar drejt plazhit të Shëngjinit është e tejmbushur në automjete.

Gjithashtu bëhet e ditu se policia kufitare po punon me kapacitet të plotë.