Kërkohet rritje e pagës minimale, Azemi thotë se mbi 60% e punëtorëve të sektorit privat s’kanë kontrata pune

24.08.2021

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, e që si pasojë e pandemisë shumë qytetarë humbën edhe vendin e tyre të punës. Tashmë shkalla e papunësisë në vendin tonë është rritur në një përqindje të madhe, e kjo si pasojë edhe e pandemisë. Kryetari […]

Kërkohet rritje e pagës minimale, Azemi thotë se mbi 60% e punëtorëve të sektorit privat s’kanë kontrata pune Foto: SuharekaOnline

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, e që si pasojë e pandemisë shumë qytetarë humbën edhe vendin e tyre të punës.

Tashmë shkalla e papunësisë në vendin tonë është rritur në një përqindje të madhe, e kjo si pasojë edhe e pandemisë.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini, kishte thënë se rritja e papunësisë dhe skemave sociale ka ndodhur edhe për shkak të pandemisë, me ç’rast humbën vendin e punës rreth 10 përqind e punëtorëve në sektorin privat.

Ndërsa rritjen e pagës minimale në sektorin privat, e ka kërkuar që disa muaj rresht Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat.

Rritja e pagës minimale ishte edhe premtim i Qeverisë Kurti gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kryetari i SPSPK-së, Jusuf Azemi ka thënë se punëtorët e sektorit privat po punojnë për një pagë prej 170 euro dhe se sipas tij shumica prej tyre janë duke e lëshuar vendin.

Po ashtu ai tha se mbi 60 për qind e punëtorëve të sektorit privat në vendin tonë janë pa kontrata pune.

Kryetari i SPSPK-së, Jusuf Azemi i bëri të ditura këto përmes një konference për media.

Ai mes tjerash  ka thënë se sindikata dhe punëtorët e sektorit privat janë të mllefosur me punën e institucioneve shtetërore të Kosovës.

Tutje ai ka pasur ndaj qeverise për pagesën e energjisë elektrike për serbët në veri, derisa ka shtuar se punëtorët e sektorit privat po punojnë për një pagë prej 170 euro, e që sipas Azemit shumica prej tyre janë duke lëshuar vendin.

Po ashtu ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës po thotë se ka rritje ekonomike prej 7%, por sipas tij nuk i intereson kjo atyre, por i intereson se përse nuk ka rritje të pagës minimale.

“Qeveria po thotë se kemi rritje ekonomike prej 7%, por neve nuk na intereson por neve na intereson se përse nuk kemi rritje të pagës prej 170 euro dhe deri kur ne duhet të punojmë për serbët dhe për sektorin publik.

Nga mos kontrollet e inspektoratit kemi grupime të mëdha të punëtoreve të paregjistruar dhe janë duke kryer shërbime pa asnjë licencim dhe mbi 60% e punëtorëve që punësojnë në Kosovë janë pa kontrata të punës”.