Kërkohet nga Ministria e Shëndetësisë që të heq orën policore
Ndërmarrja e këtyre masave ka ardhur pasiqë në vendin tonë janë shënuar shifra rekorde të rasteve të infektimeve me COVID-19. Njëra ndër masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës është edhe ajo e orës policore [kufizimi i lëvizjes] që fillon nga ora 22:00 deri në 05:00. Asociacioni i Komunave të Kosovës po vazhdon të kërkoj […]
Ndërmarrja e këtyre masave ka ardhur pasiqë në vendin tonë janë shënuar shifra rekorde të rasteve të infektimeve me COVID-19.
Njëra ndër masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës është edhe ajo e orës policore [kufizimi i lëvizjes] që fillon nga ora 22:00 deri në 05:00.
Asociacioni i Komunave të Kosovës po vazhdon të kërkoj nga Ministria e Shëndetësisë që të heq orën policore.
Drejtori i këtij Asociacioni, Sazan Ibrahimi ka thënë për GazetënExpress se si Asociacion kërkojnë një takim me ministrin e Shëndetësisë para 4 shkurtit, kur edhe do të rishikohen masat e marra.
Ai ka thënë se vendosja e orës policore nuk po jep rezultate që nga tetori i vitit të kaluar kur vendi regjistronte një numër më të ulët të rasteve të reja.
“Kërkojmë takim me ministrin e shëndetësisë para 4 shkurtit para rishikimit të masave që të diskutohet me kryetarët e komunave po mendojmë po shihet që masa e orës policore nuk po jep rezultate që nga tetori kur regjistronim 4 – 5 raste të reja, tash po shihet që masa e ndikimit e orës policore nuk po jep rezultate”, ka deklaruar ai.