KEDS: Rreth 70% e faturës mujore gjatë dimrit shkon për ngrohjen e shtëpisë tuaj

09.12.2021

Nëse një nxemse me fuqi 9000W përdoret mesatarisht 6 orë në ditë, shpenzimi mujor do të ishte 1647 kWh. Sipas mesatares së konsumit të një konsumatori shtëpiak, nënkuptohet se mbi 70% e faturës mujore do të shkojë për ngrohjen e shtëpisë tuaj. Të njëjtit kanë shtuar se për të kursyer energji elektrike duhet të parandalojmë:– […]

KEDS: Rreth 70% e faturës mujore gjatë dimrit shkon për ngrohjen e shtëpisë tuaj Foto: Ilustrim

Nëse një nxemse me fuqi 9000W përdoret mesatarisht 6 orë në ditë, shpenzimi mujor do të ishte 1647 kWh.

Sipas mesatares së konsumit të një konsumatori shtëpiak, nënkuptohet se mbi 70% e faturës mujore do të shkojë për ngrohjen e shtëpisë tuaj.

Të njëjtit kanë shtuar se për të kursyer energji elektrike duhet të parandalojmë:
– Ngrohjen me temperatura të larta dhe të panevojshme;
– Ngrohjen e hapësirave ku nuk qëndrojmë ne dhe anëtarët tjerë të familjes;
– Ngrohjen në intervale të caktuara, atëherë kur nuk na nevojitet.

Përllogaritjet janë bërë duke konsideruar mesataren e shpenzimit të konsumatorëve të cilët e përdorin energjinë elektrike për ngrohje. Ky shpenzim nuk vlen për konsumatorët të cilët përdorin ngrohje alternative.