Pas ankesës së banorëve, KEDS ndërhyn për rregullimin e rrjetit pranë QMF-së në Bukosh

08.09.2026

Pas raportimit të banorëve të fshatit Bukosh për gjendjen e telave dhe shtyllës elektrike pranë Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF), si dhe reagimit të Suhareka Online, ekipet e KEDS kanë ndërhyrë për sanimin e problemit.

Pas ankesës së banorëve, KEDS ndërhyn për rregullimin e rrjetit pranë QMF-së në Bukosh Foto: Ilustrim

Banorët kishin ngritur shqetësimin për rrezikun që paraqiste gjendja e rrjetit, duke kërkuar ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.

Në një përgjigje për Suhareka Online, KEDS ka bërë të ditur se ekipet e saj kanë intervenuar menjëherë pas njoftimit dhe kanë rregulluar problemin në kohën më të shkurtër të mundshme.

“KEDS-i ka përforcuar rrjetin, ndërsa mbetet që rrjeti kabllor i telefonisë apo internetit të kryejë punën e tij. Pasi ata ta bëjnë këtë, ne do ta demontojmë shtyllën”, thuhet në përgjigjen e KEDS-it.

KEDS ka falënderuar qytetarët për raportimin e rasteve të tilla, duke theksuar se reagimet e banorëve ndihmojnë në ofrimin e sigurisë për konsumatorët dhe në mirëmbajtjen e një rrjeti më të qëndrueshëm e stabil.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More