Nga ora 10:00 deri në 15:30, këto zona të Suharekës do të jenë pa energji elektrike

13.10.2026

Për shkak të punimeve të domosdoshme për sigurinë e sistemit energjetik, në disa fshatra dhe zona të Suharekës do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike nga ora 10:00 deri në 15:30.

Sipas njoftimit, nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërpritet dalja 10kV Studenqani 1 – Gurëthyesi, me ç’rast pa energji elektrike do të mbesin Studenqani, Dobërdolani dhe Samadraxha.

Ndërprerja do të përfshijë gjithashtu Motel Illyria, Gurëthyesin ENISI, Celi AG, Sejdi Binaku, Flori Kopshtar dhe Fabrikën e Plastikës Gani Sallauka.

Nga kjo ndërprerje do të preken edhe pompat e ujit në Studenqan, Dobërdolan dhe Samadraxhë, çka mund të ndikojë edhe në furnizimin me ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes është energjizimi i transformatorit të ri (TS) në Studenqan, në kuadër të punimeve për sigurinë dhe përmirësimin e sistemit energjetik.