Kandidatja për deputete nga AAK e Suharekës kërkon rinumërimin e të gjitha vendvotimeve

09.03.2021

Kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së, Albena Reshitaj ka kërkuar nga KQZ-ja rinumërim të votave, që sipas saj, kjo duhet të bëhet për shkak të demokracisë dhe besimit qytetar. Reshitaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se vetëm rinumërimi total i votave do të zbardh të vërtetën e gjithë kësaj. “Për hir të […]

Kandidatja për deputete nga AAK e Suharekës kërkon rinumërimin e të gjitha vendvotimeve Foto: Ilustrim

Kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së, Albena Reshitaj ka kërkuar nga KQZ-ja rinumërim të votave, që sipas saj, kjo duhet të bëhet për shkak të demokracisë dhe besimit qytetar.

Reshitaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se vetëm rinumërimi total i votave do të zbardh të vërtetën e gjithë kësaj.

“Për hir të demokracisë dhe besimit qytetarë, e duke i parë rastet tashmë të kostatuara edhe nga PZAP në tjetërsimin e besimit qytetarë si dhe duke përcjellur edhe kërkesat e kandidatëve për deputet nga shumë parti politike për rinumërim të votave, konsideroj që më e pakta që mund të bëjë KQZ për të parandaluar këtë degradim të vullnetit të qytetarëve është marrja e vendimit për rinumërimin e të gjithe vendvotimeve. 

Vetëm rinumërimi total i votave do të zbardh të vërtetën e gjithë këtij lëmshi”, ka shkruar Reshitaj në Facebook.

Kjo është mirë të bëhet para së gjithash edhe për të ardhmen, në mënyrë që manipuluesit eventual në zgjedhjet e ardhshme mos ta ndijnë vetën komod se mund të luajnë me votat, pa iu nënshtruar përgjegjësisë dhe ballafaqimit me ligjin dhe llogaridhënjen! Ky vend njëherë e përgjithmonë duhet të bëhet si duhet, dhe kjo arrihet vetëm me transparencë totale dhe përgjegjësi ligjore!”, shtoi ajo.